Qendra e gjirit

Sëmundjet e gjirit, veçanërisht kanceri i gjirit, prekin aspekte të rëndësishme të jetës dhe shpesh sjellin pasiguri. Specialistët tanë i kanë vënë qëllim vetes që t’jua largojnë frikërat dhe t’ju shoqërojnë personalisht në rrugëtimin tuaj.

Qendra jonë e gjirit është pika juaj e parë e kontaktit pasi ju ose mjeku juaj zbuloni një anomali të paqartë në gjirin tuaj. Gjatë konsultës të posaçme do të njiheni me specialistët tanë. Në shumë raste është e mundur të përjashtohet një sëmundje kanceroze.

Edhe nëse do të ketë një diagnozë të qartë të “kancerit të gjirit”, një numër i madh pacientësh mund të shërohen plotësisht. Në shumë raste, kanceri i gjirit i zbuluar në fazë të hershme mund të operohet në mënyrë delikate për gjirin dhe sistemin limfatik. Parakusht për këtë është aplikimi i procedurave më moderne diagnostike dhe terapeutike.

Së bashku me ju dhe të afërmit tuaj gjatë konsultës së gjirit do të përcaktojmë procesin e mëtejshëm të terapisë. Një ekip ndërdisiplinor me gjinekologë, një specialiste (infermiere e kujdesit të gjirit) e trajnuar posaçërisht për pacientet dhe pacientët me kancer gjiri, radiologë, terapistë rrezatimi, patologë, onkologë dhe këshillues gjenetikë do të vendosë së bashku me ju gjatë një konsulte javore për trajtimin tuaj të mëtejshëm. Ne marrim parasysh gjithmonë njohuritë më të fundit shkencore dhe për këtë arsye jemi gjithmonë në një hap me kohën.

Ekipet tona mjekësore punojnë ngushtë dhe duke u koordinuar me specialistët e infermierisë, psikoterapisë dhe psiko-onkologjisë. Këshilluesit shpirtërorë plotësojnë dhe mbështetin mjekët dhe personelin e infermierëve gjatë punës të tyre të përditshme. Përveç kësaj, ne bashkëpunojmë me një rrjet të gjerë mjekësh specialistë rajonalë.

Qendra jonë “Brustzentrum Zürich Plus” në bashkëpunim me partnerin tonë Brust-Zentrum Zürich, u ofrojmë pacienteve tona një vlerësim gjithëpërfshirës dhe profesional, si dhe trajtim për sëmundjet e gjirit.

Kontakti

Gjatë një konsulte personale do të kemi kënaqësinë t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja.

Formulari i kontaktit

Fokusi kryesor dhe specializimet


Parandalim dhe diagnostikim

Trajtim

Opinione të dyta

Terapi operatore

Terapi me barna

Infermieri për kujdesin e gjirit

Konsultë gjenetike

Ndjekje e mëtejshme

Qendra e gjirit - Shërbimet tona

Parandalim dhe diagnostikim

Gjatë konsultës së gjirit ne sqarojmë ndryshimet e gjirit dhe ju këshillojmë për mundësitë e ndryshme të trajtimit.

Trajtim

Kanceri i gjirit vazhdon të jetë kanceri më i përhapur ndër gratë dhe kërkon një trajtim shumë këmbëngulës.

Infermierja për kujdesin e gjirit

Infermierja e kujdesit të gjirit ju jep këshilla praktike dhe ju ofron mbështetje emocionale.

Ndjekje e mëtejshme

Ne jemi në dispozicionin tuaj edhe pas terapisë. Pas trajtimit, ndjekja e rregullt është shumë e rëndësishme.

Konsultë gjenetike

Një përqindje e vogël (5 deri 10%) e gjithë sëmundjeve të kancerit të gjirit është gjenetike dhe shkaktohet nga një mutacion gjenetik.

Kontakt

Spital Limmattal
Urdorferstrasse 100
CH-8952 Schlieren

+41 44 733 11 11

Besuchszeiten
Besucher sind täglich von 13.30 bis 20.00 Uhr herzlich willkommen.
Für Eltern von Kindern und Angehörige schwerkranker Patienten gelten Ausnahmeregelungen.

Auf den Privat- und Halbprivatabteilungen können in Absprache mit dem Pflegepersonal individuelle Termine vereinbart werden.

Intensivpatienten können von ihren nächsten Angehörigen und Bezugspersonen, nach Absprache mit dem Pflegepersonal, auf der Intensivstation besucht werden.

* Diese Angaben benötigen wir, um Ihre Anfrage beantworten zu können. Ihre Daten werden nur zu diesem Zweck verarbeitet und nicht an Dritte weitergegeben.

Mit dem Absenden meiner Nachricht erkläre ich, dass ich mit der Speicherung meiner Daten einverstanden bin.

Weitere Informationen über die Möglichkeiten zur Berechtigung, Löschung und Sperrung Ihrer Daten finden Sie in der Datenschutzerklärung.